Simone Inzaghi nuk po rinovon me Lazion, e kjo është një këmbanë alarmi për kryeqytetasit. Në këto kushte, drejtuesit po mendojnë për zëvëndësuesin. Një nga emrat më të lakuar është Maximilliano Allegri, ish ”timonieri” i Juventusit, i cili aktualisht është pa punë.
Mediet italiane raportojnë se kontaktet nuk kanë filluar, por në korridoret e zyrave të Lazios po diskutohet. Gjithsesi, vendimtare do jetë dëshira e vetë Allegrit, me projektin e Lazios që mund t’a joshë.