Tirana zyrtarizoi pak ditë më parë afrimin në formën e huazimit të sulmuesit Taulant Seferi. 24 vjeçari i lindur në Kumanovë do të prezantohet sot në orën 19.00, teksa vlen të theksojmë se dje mbërriti në Shqipëri.
Seferi ka një CV të pasur, teksa ka luajtur për ekipe si Xamax, Ëohlen, Rabotnicki apo dhe Young Boys, klub ky i cili zotëron kartonin e tij.Bardheblutë kanë bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke bërë pjesë të saj një futbollist me emër. Me interes të madh pritet të shihet se si do jetë Seferi nën urdhërat e Nevil Dedes.