Ekipi i Superligës së Kosovës, Fc Vushtria ka bërë të ditur për mediat ditën e sotme nënshkrimin me sulmuesin shkodran Jasmin Rraboshta.
Sulmuesi 29 vjeçar ka dal nga akademia e Vllaznisë së Shkodrës dhe ka qenë pjesë e klubeve shqiptare si: Elbasani, Luftëtari, Kastrioti, është aktivizuar dhe në Turqi me skuadrat e Silopi dhe Siirt Idare.
Rraboshta pas nënshkrimit ka deklaruar për ekipin e Vushtrisë: “futbolli kosovar ka filluar të bëhet shumë cilësor dhe interesant, sidomos vitin e fundit keshtu që vlersoj se jam i gatshëm të sfidoj veten për një aventur të re në Superligen e Kosoves”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.