Vetë faqja zyrtare e klubit të Luftëtarit ka hedhur poshtë zërat për largimin e dy lojtarëve të ekipit në merkaton e dimrit. U përfol pak ditë më parë për një largim të mundshëm të Dejvi Bregut dhe Kristal Abazajt, por deri më tani drejtuesit e klubit thonë, se nuk ka pasur asgjë konkrete.
Në një postim në faqen zyrtare të klubit është mësuar, se për dy futbollistët deri më tani është adresuar asnjë ofertë konkrete, duke lënë çështjen të hapur.
Në faqen zyrtare, është postuar fotoja e dy lojtarëve, ku shkruhet: ” Shume artikuj shume fjale por asnje oferte zyrtare nga klubet Shqiptare nuk ka ardhur ne adresen tone per keta dy lojtar deri ne kete moment !!”