Shanghai Shenhua është në kërkim të një sulmuesi anësor. Dy objekëtivat e tyre luajne në Seria A. Sipas “La Gazzetta dello Sport” objektivi parësor është Ivan Perisic. Për kroatin është gati një ofertë prej 25 milionë eurosh që do i bëhet Interit kurse vetë lojtarit do i ofrohet një kontrate 3- vjeçare me rrogë 12 milion euro në sezon.
30-vjeçari nuk duket shumë i bindur nga destinacioni kinez dhe drejtuesit e klubit kanë gati dhe planin “B”. Lojtari tjetër për të cilin interesohen kinezët është Stephan El Shaaraëy i Romës, kontrata e të cilit mbaron në vitin 2020.