Klubi i Vllaznisë del në ankand. Skuadra shkodrane do të shitet dhe pret klientët e saj. Bashkia e Shkodrës nëpërmjet titullares së saj Voltana Ademi deklaroi dje se çmimi nga do të nisë shitja e Vllaznisë është 507 milionë lekë. Vlerësimi është kryer nga kompania audituese “Albania Audit Partners shpk” e cila ka kryer një kontroll të imtësishëm prej një viti.
Në të janë shqyrtyuar detyrimet, borxhet, pagesat, shpenzimet e bashkisë, përfitimet etj.
Raporti i është dorëzuar Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës para 3 ditësh. Tashmë është në dorë të këtij organi nëse do ta aprovojë këtë raport dhe për shitjen e ndarjen e aksioneve të klubit dhe zgjidhjen e borxhit të klubit.