Klubi i Tiranës ditën e mërkurë do të luajë në transfertë ndeshjen e Kupës ndaj Kastriotit ndërsa në fundjavë do të presë në kryeqytet Teutën, për të zhvilluar javën e 20-të të Superiores.
Duke parë rëndësinë e ndeshjes ndaj Teutës, ditën e djeshme klubi i Tiranës për të marrë një opinion të tifozëve të saj, doli me sondazh për stadiumin se ku do të ishte më mirë të zhvillohej sfida. Në “Selman Stermasi” apo “Air Albania”? Mendimet ishin të shumta dhe “Air Albania” shihej si një opsion i mirë në rast të kushteve jo të mira atmosferike.
Tashmë mbi pyetjen e klubit të Tiranës, ka reaguar edhe tifo-grupi më i madh i bardhebluve, “Tirona Fanatics”. Me anë të një postimi në facebook, “Tirona Fanatics” shprehet se shtëpia për ta është vetëm “Selman Stermasi”, ndërsa “Air Albania” ishte i denjë për derbin, për shkak se evenimenti i kalon dhe kapacitetet e stadiumit të Tiranës.
Postimi i plotë i “Tirona Fanatics”:
Shtepia jone eshte Selmon Stermosi…
Ne nuk jemi qeraxhinj, e as nuk kemi nevoje te luajme 1 jave ketu e 1 jave atje…
Pervec derbit qe kalon kapacitetin e stadiumit tone, te gjitha ndeshjet e tjera jane mese te pershtatshme te luhen ne SS, debatet e tjera jane mese te kota!