IPKO Superliga kosovare vijon të japë mësime të mira për homologët e saj në Shqipëri. Prezenca e tifozëve është një nga shtysat më të mëdha për të arritur te sukseset dhe këtë gjë e di mjaft mirë Vushtria.
Klubi që u ngjit në Superligë pas eksperiencës një kategori më poshtë ka njoftuar të gjithë tifozët e tij se takimin kundër Trepçe ’89 mund ta ndjekin nga shkallët e stadiumit totalisht falas.
“Për ndeshjen e fundjavës me fqinjët, Trepçën ’89, kryesia e klubit ka vendosur që hyrja për tifozë të jetë falas,” njofton klubi i Vushtrrisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.