Feronikeli ka fituar në transfertën e sotme ndaj Vushtrrisë, me një gol në minutën e fundit dhe e vendos klubin blu të Superligës së Kosovës në kolaps total.
Në minutën e 93 të takimit Besmir Bojku realizon për Feronikelin pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare.
Para fillimit të sfidës ekipi i Vushtrrisë ka shkarkuar trajnerin e tyre Antonio Toma, duke e lënë ekipin në një ndeshje delikate me ndihmësin e tyre Fitim Llapashtica. Gjatë zhvillimit të sfidës, pati tensione midis skuadrave dhe tifozëve vendas, ku arbitri u detyrua të nxirrte 7 kartona të verdhë.
Vendasit e Vushtrrisë kanë kërkuar 2 penallti të pa dhëna, ndërkohë janë ankuar se është e disata herë që arbitrimi në ndeshjet e tyre nuk është korrekt.
Nga ana tjetër Feronikeli arrinë të marrë tre pikë tepër të vështira, me një gol në frymën e fundit duke shkuar kështu në vendin e 5-t të rënditjes me 19 pikë, ndërsa Vushtrria në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.