Telashe
për klubin më me traditë të futbollit anglez, Bolton. Skuadra po përballet me
një krizë të madhe financiare, çka ka shkaktuar kaos tek lojtarët, të cilët po
largohen njëri pas tjetrit.
I fundit që i dha lamtumirë skuadrës është Erhun Oztumer, i cili zbret në pesë
numrin e futbollistëve profesionist tek Bolton. Kjo pasi skuadra po konkuron në
Ligën e Parë angleze me futbollistë të U-19, të cilët kanë grumbulluar 1 pikë në
dy ndeshjet e para.
Klubi ishte drejt shitjes te Laurence Bassini në fillim të këtij viti, shitje që
dështoi. duke sjellë edhe zbritje nga kategoria por edhe heqje të 12 pikëve në
sezonin e ri. Për herë të fundit, Bolton ishte në Premier
League angleze në sezonin 2011-2012 dhe prej asaj dite ka parë vetëm ditë të
zeza.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.