4 gola të mohuar, 6 penallti të padhëna dhe 4 gola të paqenë gjatë 20 javëve kampionat.
Këto janë rastet që klubi i Korabit ka denoncuar edhe përmes pamjeve filmike në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas zyrtarëve të Korabit, ekipi dibran është penalizuar gjatë këtij sezoni nga ana e gjyqtarëve pa mëshirë.
Përmes një deklarate për shtyp, shoqëruar edhe me pamjet filmike ku Korabi pretendon se është dëmtuar nga gjyqtarët, zyrtarët e klubit kanë treguar tetë ndeshjet ku skuadra është dënuar nga arbitrat.