Klubi i Korabit është një nga ekipet pretendente për tu ngjitur në Superiore edicionin tjetër teksa tashmë ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me ekipin e Besëlidhjes, nga 22 pikë secila. Duke patur synim ngjitjen në Superiore, klubi i Korabit ka bërë lëvizjen e parë në prag të merkatos së janarit.
Me një njoftim zyrtar, klubi lajmëron arritjen e marrëveshjes me futbollistin dibran Armend Murrja. Murrja është një lojtar i dalë nga akademia e Korabit dhe tashmë ka firmosur për 2 vitet e ardhshme.
Njoftimi i klubit të Korabit:
KF Korabi ka arritur marrveshjen me Armend Murrja duke rinovuar në prag të skadencës së kontratës aktuale. Dibrani ka firmosur për 2 vitet e ardhshme me Korabin, me të drejtë rinovimi. Murrja është produkt i akademisë Korabi dhe i ka qëndruar besnik skuadrës së vendlindjes. Pas dëmtimit që la pas, Armendi është i gatshëm plotësisht për tu aktivizuar dhe në këto momente është një vlerë e shtuar e skuadrës.