Alesandro Borrela nuk do të jetë më president i klubit të Shkumbinit. Një lajm që vjen për peqinasit në një moment mjaft delikat duke i lënë në “det të hapur”. Burime financiare tashmë do të mungojnë dhe situata në Peqin është mjaft kaotike.
Pas një sezoni të vështirë në Kategorinë e Dytë, skuadra e Shkumbinit arriti të ngjitej në të Parën. Por tanimë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ekipin pas largimit të presidentit italian. Një goditje e rëndë kjo për klubin e Shkumbinit që kishte planifikuar të niste të hënën fazën përgatitore.