Sulmuesi shqiptar i Werder Bremen, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim nga ndeshja e fundit në Bundesligë, duke mos qenë gati për ekipin e tij. Bremen aktualisht po luan ndaj Wolfsburg, ndërsa sulmuesi i Kosovës nuk do mundet t’i japë një dorë skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.
Rashica doli i dëmtuar në duelin e fundjavës së shkuar, kur në minutën e 57 pësoi një tërheqje në kofshë. Ka qenë vetë klubi i Bremen që ka konfirmuar lajmin, duke mos treguar shkallën e dëmtimit. Rashica është një nga lojtarët më të mirë te gjermanët, ndërsa shifra e kartonit të tij kap vlerën e 34 milion eurove.
Steht gegen den @VfL_Wolfsburg leider nicht zur Verfügung: @milotrashica fällt aufgrund einer Sprunggelenksverletzung aus dem Frankfurt-Spiel aus. Gute Besserung, Milot!#Werder | #SVWWOB pic.twitter.com/gtmGl4ZqHO
— SV Werder Bremen (@werderbremen) June 7, 2020