Gerard Pique nuk është i vetmi lider në garë për të marrë një ulje të madhe page, pasi ai mund të ndiqet nga Sergio Busquets. Zyrtarët e Barcelonës kanë patur një takim me Busquets, duke e informuar mesfushorin për problemet financiare të klubit.
Busquets ishte i shqetësuar për një ulje tjetër page, por duket se veterani tani është i gatshëm të ndihmojë Barcelonën në çdo mënyrë që mundet dhe kjo përfshirë një ulje drastike të pagas. I konsideruar si lojtari më me përvojë në kampin e Barcelonës, lojtari zotëron një pagë të lartë. Por si lider i skuadrës, ai është i gatshëm të pranojë kushtet e ekipit.