Nesër, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejtë në valët e Televizionit Publik Shqiptar për të gjithë sportdashësit shqiptarë.
Si trajneri Emanuel Egbo ashtu edhe Brdariç i Vllaznisë do të mund të shohin gjendjen e lojtarëve që kanë në dispozicion. Në mungesë të fillimit të Superiores, skuadrat po stërviten intensivisht për të qenë në formë maksimale. Kësisoj, klasikja e Shqipërisë do të luhet në kuadër të një ndeshje miqësoreje.