Vllaznia dhe Tirana u ndeshën së bashku ditën e sotme, në basketboll për meshkuj, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Klasikja e basketbollit prodhoi emocione të mëdha për tifozët shkodran të cilët e kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ekipi shkodran arriti të fitonte vetem me një pikë më shumë ndaj bardhebluve të Tiranës, 78-77.
Perioda e parë u mbyll me rezultatin 25-18 për Vllazninë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 40-36. Rezultati ishte i ngushtë gjatë gjithë kohës ku dhe perioda e tretë u mbyll 57-56 për Vllazninë.
Në përfundim shkodranët arritën të dilnin 1 pikë më shumë 78-77 dhe të merrnin fitoren e tretë radhazi. Në tre ndeshje të kampionatit Vllaznia regjishtron tre fitore.