Shkëndija pret nesër në orën 20.00 Tottenhamin në Maqedoni. Takimi vlen për turin e tre-të të Europa League.
Mesfushori i ekipit shqiptar, Bruno Dita ka dhënë një intervistë për News 24. Ai shprehet se gjasat për kualifikim janë të vogla, por futbollit kurrë nuk i dihet. Ajo që të bën të besosh është fakti se janë thjeshtë 90 minuta në lojë.
”Ndeshje e veçantë. Ccdo futbollist do t’i luaj këto ndeshje. Këto janë ndeshje vitrine. Spurs ka yje në skaudër, edhe trajneri po ashtu. U gëzuam apo u mërzitem? Gjysmë gjysmë. Fat i keq që na ra Tottenhami, por nuk jemi dorëzuar.
Do jetë e vështirë sepse janë lojtarë që kanë fituar kupa bote. Këto ndeshje nuk kanë nevojë për motivim. Shanset janë të vogla, por gjithçka mund të ndodhi. Janë të gjithë të lumtur.” – Pohon Dita.