Gjermania do të luajë me Kilin në finalen e Kupës së Konfederatave. Gjermanët mposhtën në gjysmëfinale Meksikën me rezultatin 4-1. Joachim Loë kishte ardhur në këtë ndeshje me skuadrën e dytë duke lënë në shtëpi gjithë “yjet”.
Gjermanët treguan grintë dhe dëshirë në fushën e blertë duke shënuar plot katër herë në portën e Meksikës. Kujtojmë që finalja mes Gjermanisë dhe Kilit do të zhvillohet ditën e diel.