Klodian Duro është trajneri më i ri i Feronikelit në Kosovë. Ish-futbollisti I Kombëtares shqiptare shihet me admirim për kontributin me kuqezinjtë, ndërsa gazetarja Qëndresa Krelani është shprehur se në Kosovë ai është një idhull dhe I falet çfarëdo gabimi në të ardhmen.
“Klodian Duro shihet si idhull këtu për shkak të historisë që ka me Kombëtaren e Shqipërisë. E çfarëdo gabimi që mund të bëj në të ardhmen, do t’i falet sepse është shumë figurë e dashur për ne në Kosovë. Kjo pasi e kemi ndjekur gjithmonë Shqipërinë dhe pa kursyer asgjë.
Tanimë Duro është pjesë e Feronikelit, një ekipi që vetëm po noton dhe nuk po sheh bregun. Është një shpresë me të dhe e konsiderojnë si një trajner krizash, që i zgjidh momente të tilla”, tha Krelani për Procesin Sportiv.