Kategoria Superiore është futur në një bojkot duke refuzuar rifillimin e sezonit të ri. Liga profesioniste së bashku me presidentët e klubeve kanë vendosur që mos të zbresin në fushë deri në momentin që Qeveria të plotësojë 4 kërkesat që klubet kanë. Qeveria vendosi që deputeti Fidel Ylli të ishte negociatori mes Qeverisë dhe klubeve, por këta të fundit kanë refuzuar pasi kërkojnë takim vetëm me kryeministrin Rama. Lidhur me këtë çështje ka folur vetë Fidel Ylli në një intervistë për “Sport Neës” në Neës24.
“Një kryeministër nuk merret më këto çështje. Duhet të negocihet mes nesh dhe më pas të vihet vula nga ai. Ne duam të bëjmë negociata dhe unë jam pro Federatës dhe Qeveria jonë ka bërë në këto 7 vite më shumë se çfarë janë bërë në 30 vitet e fundit”.
Refuzimi i Ligës? Nuk dua të flas përpara kohe dhe të përmend emra. Kemi filluar diskutimet në Komision edhe pa ardhur liga. Ne kemi qenë një grup që ka nisur këto negociata. Në tavolinë ka qenë Ministia e Financave. Ne tregojmë që kemi dëshirën e mirë për këto negociata, ndërsa këta refuzojnë.
Kryeministri nuk mund të takojë ata pa bërë negociata me grupin e punës. Sipas tyre I bie që Shqipëria të mos ketë as drejtor as ministra as asgjë dhe të negciohet vetëm me Kryeministrin. Tani kemi të bëjmë me pandemi, me ndërtim shtëpie dhe ka gjëra më të rëndësishme. Ne do të negociojmë, por do të jetë Kryeministri që do të vendosi në fund.
Në momentin që këta kanë bërë kërkesën, Kryeministri më ka thirrur ditën e premte në takim për një orë. Kemi folur gjatë për problemin e ligës dhe problemet e sportit. Ne si Qeveri kemi dëshirë që të filloj një erë e re pasi nuk ka asnjë bashki në botë që menaxhon një klub futbolli. Është ligji I sportit, ligji i sponsorizimit, ligji I dhunës që kemi bërë dhe gjërat bëhen avash avash. Këtë herë e kemi marrë seriozisht që të bëhet një ndryshim radikal në futboll”.
Kërkesat e Ligës? Këto biseda bëhen në tavolinë dhe jo në media. Ata të mos merren në media, por të ulen në tavolinë e të flasim. Dëshira e Kryeministrit dhe e jona është që të bëjmë diçka të mirë për futbollin. Në momentin që kam bërë njoftimin që do të jem negociator me porosi të Kryeministrit më ka marrë në telefon Edvin Libohova, presidenti I Ligës.
Më kërkoi takim në stadiumin “Air Albania”, por unë I thash që të takohemi në ambientet e Ministrisë së Financave pasi kemi Ministren dhe këshilltarët. Mua më shqetëson kjo situatë pasi ekipet duhet të luajnë në Europë. Jam gati që t’I thërras që nesër pasi pa bisedime nuk ka marrëveshje. Kryeministri nuk është zeuzi dhe zbret në tokë e rregullon gjithçka direkt. Kemi sot një tjetër takim në Ministri dhe më pas do t’ia dërgojmë Kryeministrin këto propozime. Këta bëjnë si mimoza llastica, topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë.
Ata të kenë kujdes mos të politizojnë sportin pasi kam marrë vesh që aty ka ndarje politike majtas dhe djathtas. Ne jemi gati që nesër që ta zgjidhim këtë situatë pasi me bërjen e këtyre ligjeve, sporti do të ketë një impakt në vitet në vazhdim”, u shpreh Fidel Ylli.