Çështja më e ndezur e kohëve të fundit është ajo e përfaqësueses së Kosovës, e cila aktualisht përbëhet 100% nga lojtarë kosovarë të lindur ose jo në territorin e shtetit më të ri të Europës dhe Botës.
Por, fakt interesant përbën përfaqësuesja, e cila aktualisht i ka marrë kombëtares shqiptare disa lojtarë, por që në të ardhmen duket se këto dy ekipe do të jenë secila me lojtarë të përzier. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentit të Kosovës, Flamur Gashi në “Fan Zone” në Supersport, ku ka deklaruar se shumë shpejt Kosova do të marrë lojtarë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.
“Nuk do të jetë e largët dita kur në përfaqësuesen e Kosovës trajneri Bunjaku do të thërrasë lojtarë nga Vlora apo Shkodra”, u shpreh tekstualisht Gashi.