Sokol Jubica ka bërë një postim në llogarinë e tij në facebook ku akuzon drejtpërdrejtë Skënderbeun se ka financuar fitoren e Vllaznisë ndaj Korabit, ndeshje që u luajt në “Niko Dovana” të Durrësit. Jubica, në rolin e këshilltarit pranë bashkisë së Shkodrës shprehet i indinjuar me situatën në të cilën ka kapluar klubin e Vllaznisë. Ai i quan të qëllimshme kartonët e verdhë të dhënë ndaj Krymit, Vrapit dhe Gocajt, të cilët nuk do të jenë të pranishëm në fushën e blertë për sfidën ndaj Skënderbeut pasi janë të pezulluar sepse kanë plotësuar numrin 3 të kartonëve.
“Turpi i radhës… Vllaznia – Skënderbeu.
Një ndeshje që është luajtur një javë përpara në Durrës, Korabi – Vllaznia me fitoren e Vllaznisë të financuar nga Korça… Duke marrë shkak kartonat e verdhë që nuk do jenë pjesë e lojës me Korçën, Krymi, Vrapi dhe Gocaj nuk do të jenë pjesë e ekipit, bashkë me drejtuesit e saj… Urime Skënderbeut për fitoren në Shkodër”, shkruan Jubica në llogarinë e tij në facebook.