Është vetëm 10-vjeçe, por synon të bëhet sportistja më e re femër që merr pjesë në Lojërat Olimpike. Sky Bron, do të marrë pjesë në sportin e skateboard-it vitin e ardhshëm në eventin që do të zhvillohet në Tokio. Për Sky kjo ka qenë ëndrra e saj që kur ishte 6-vjeçe.
Ajo stërvitet çdo ditë me trajnerin e saj Ed Leigh, i cili është i bindur se Sky do duhet të ndërtojë një shtëpi vetëm për trofetë që do të fitojë në të ardhmen. Vogëlushja është vajza më e re që ka marrë pjesë në turneun British Open dhe Us Open duke fituar vendin e parë në të dyja kompeticionet. Tashmë synon të marrë pjesë si vajza më e re në Lojërat Olimpike.