Sot është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Egnatia dhe Albpetrolit të Patosit. Ky takim ka përfunduar me shifrat 4-0 për skuadrën e Katgorisë së Parë.
Golat janë shënuar nga Troka, Canka(2 gola) dhe Dimo. Në fakt, kjo ka qenë një sfidë që nuk ka patur shumë histori, sepse 3 gola janë shënuar që në pjesën e parë.
Në këtë sfidë ka patur edhe një surprizë nga tifozët e Rrogozhinës, të cilët edhe një herë tjetër tregojnë se sa shumë e ndjekin ekipin e qytetit të tyre. Reth 30 të pranishëm kanë qenë në shkallët e stadiumit në Kavajë për të ndjekur këtë ndeshje.
Kujtojmë që Egnatia deri më tani ka bërë shumë mirë në Grupin B të Kategorisë së Parë, ku synohet që sezonin e ardhshëm të luajnë në Superiore. Në 14 ndeshje kanë arritur të grumbullojnë 25 pikë dhe renditet në vendin e 3, 5 më pak se Bylisi kryesues.