Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ka folur në lidhje me rinisjen e sezonit më 3 qershor. Ish-futbollistit tregon për moderatoren Enkeleida Zeko se lojtarëve do iu duhet një muaj kohë për të kapur ritmin e mëparshëm, ndërsa Kukësi synon vendet e para në klasifikim. Një tjetër problem i verilindorëve janë futbollistët që gjenjen jashtë Shqipërisë, ndërsa kërkon nga autoritetet testim për lojtarët.
” Ne kishim një bisedë me FSHF-në dhe në momentin që qeveria do të na japë “ok” për të filluar stërvitjen në grup. Shpresojmë që edhe FSHF-ja të na ndihmojë me lojtarët që kthehen nga vendet e tjera. Kërkojmë që lojtarëve tu bëhet testi, të stërviten në grup dhe më pas të rikthehen në shtëpinë e tyre. Jemi në pritje të vendimit të qeverisë për aktivitet në grup .
Është një fillim i shpejtë por koha nuk na premtonte ndonjë gjë tjetër. Si një ish futbollist e di shumë mirë sa e vështirë është që ta marrësh veten pas një pezullimi të gjatë të aktivitetit sportiv. Mund të rritet përgatitja fizike e lojtarëve nëpërmjet ndeshjeve. Shpresojmë mos kemi lëndime, por futbollin e mirë shpresojmë ta shikojmë në korrik pasi lojtarët do të kenë nevojë për 1 muaj kohë që të gjejnë formën më të mirë fizike.
Me kontratat e lojtarëve presim ndonjë vendim nga UEFA dhe nuk shpresojmë të kemi probleme pasi shumica në klubin e Kukësit e kanë kontratën edhe për vitin tjetër. Kukësi nuk ka probleme financiare pasi ditën e djeshme janë bërë pagesat e fundit. Shpresojmë që qeveria të marrë një vendim dhe të dimë ku jemi. Të gjithë mezi presim të fillojmë pasi klubet e Superiores u treguan të gatshme për tukthyer sa më shpejt”, perfundoi Nexhipi.