Kosova fitoi dje 1-0 ndaj Moldavisë në “Fadil Vokrri”. Dueli që vlente për Ligën e Kombeve ka folur për Dardanët, që nuk kanë vendosur në dyshim për asnjë moment fitoren. Ndeshja nuk ka kaluar pa polemika në fushë, teksa në një çast ka qenë Edon Zhegrova që me egoizmin e tij ka tërbuar Vedat Muriqin.
Në presion e kundërshtarit, mesfushori i Basel nuk ka pasur një pasë të thjeshtë te Muriqi, me këtë të fundit që reagon me tërbim në fushë. Edhe herë tjetër, Zhegrova e ka tepëruar me mbajtjen e topit, gjë që është theksuar edhe nga trajneri Challanders. Zhegrova në verë shprehu dëshirën për të kaluar te Barcelona, ndërsa u rikthye te Basel në Zvicër.