Raphael Varane kërkohet nga Juventus dhe Manchester United. Mbrojtësi francez nuk dëshiron të qendroi më në Spanjë dhe kërkon të provoi një aventurë te re. Në një intervistë për mediat franceze, aty ku është grumbulluar me kombëtaren e tij për ndeshjet eleminatore, Varane ka folur rreth së ardhmes së tij.
“Nuk kam dëshirë të komentoj për të ardhmen time. Nuk e kam për zakon të komentoj merkaton dhe të flas rreth të ardhmes time. Zidan? Ka shumë respekt për të në dhomat e zhveshjes dhe pa qenë nevoja të ngrei zërin”, u shpreh Varane.