Timo Werner është një nga sulmuesit më të kërkuar në merkato. Sulmuesi gjerman aktivizohet te Leipzig dhe prej disa sezonesh po shkëlqen në Bundesligën gjermane.
Ofertat për lojtarin nuk kanë munguar me Real Madrid apo dhe Chelsea që janë gati të paguajnë për kartonin e tij. Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Werner është shprehur se Premier League është kampionati më interesanti.
Një intervistë që i jep më shumë përparësi skuadrës së
Lampard që ta afrojë në merkato. Leipzig kërkon një shifër jo të ulët për
kartonin e tij, por Chelsea është gati ta paguajë.