Besart Ibrahimi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës i ka përfunduar kontrata me skuadrën kuqezi dhe tashmë është vendosur përfundimisht e ardhmja e tij.
Sipas “Shqipmeda”, Ibrahimi ka firmosur ditën e sotme kontratën e re me Shkëndijën edhe për një tjetër sezon duke pranuar ofertën e skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka.
Futbollisti kërkohej nga disa klube në Kosovë dhe Tirana në Superligë, por tashmë të gjitha këto ekipe duhet të ndryshojnë objektiv në merkato pasi Ibrahimi ka vendosur përfundimisht të ardhmen e tij.
Mungon vetëm zyrtarimi nga Shkëndija e Tetovës që pritet të bëhet në ditët në vijim, por Ibrahimi do të qendrojë edhe për një tjetër sezon në Maqedoninë e Veriut.