Festim Alidema ishtë një nga lojtarët më të kërkuar në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Prej dy sezonesh, sulmuesi 21-vjeçar ka spikatur në Ipko Superliga, dhe vetë lojtari ka treguar që ka patur interesim nga Flamurtari, Partizani dhe Kukësi, por siç duket asnjëra prej tyre nuk e ka bindur lojtarin. Alidema sezonin e ri do të luajë në Kroaci te skuadra e Slovan Belupo, dhe ditën e sotme do të përshdëndet me skuadrën e LLapit.
Njoftimi i Llapit:
Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites, pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re. Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane”.