Presidenti i Romës, James Pallotta I ka vendosur çmim skuadrës për person që dëshiron të blejë klubin e tij. Numri një I skuadrës kryeqytetase kërkon rreth 600 milionë nga të cilat 300 milionë synojnë të mbyllin borxhet që ka skuadra.
Në fillim të këtij viti ishin të shumta zërat që theksonin se Roma do të ndryshonte pronar pasi Friedkin kishte bërë një ofertë mjaft serioze.
Mediat italiane zbulojnë se oferta ishte rreth 490 milionë euro, shumë pak në krahasim me atë që pretendon Pallotta e për këtë arsye kjo marrëveshje nuk u krye. Së fundmi raportohet se disa investitor nga Amerika e Jugut me qendër në Uruguaj kërkon të blejë aksionet e Romës, ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth kësaj marrëveshje.