Kuestura e Romës ka kërkuar nga Observatori Kombëtar për sigurinë e ngjarjeve sportive, të marrë parasysh kërkesën për të zhvilluar në orën 12:30, derbin Lacio-Roma që do të luhet më 4 dhjetor.
Sipas “Corriere dello Sport”, një nismë e tillë është konsideruar e nevojshme për shkak të fluksit të lartë të tifozëve në këtë përballje, në një ditë që pritet të jetë shumë impenjative për forcat e policisë.
Prej disa vitesh tashmë, derbi i kryeqytetit të Italisë nuk zhvillohet më në orët e mbrëmjes, për shkak të trazirave, ndërsa është luajtur gjithnjë në 15:00 ose maksimumi në 18:00.