Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli ka kërcënuar presidentin Takaj, duke e vënë mes dy zgjedhjesh, të bëjë merkato në janar apo të pëgatitet të gjejë një tjetër trajner. Ka qenë vetë Agostineli, ai që ka kërkuar në mënyrë direkte një merkato të mirë në janar, pasi sipas tij ekipi nuk është në nivelin e duhur, ndaj dhe ka shtruar kërkesën e fundit.
Në rast të kundërt, nëse presidenti Takaj, nuk bën ashtu siç ka kërkuar trajneri, mundësitë janë që Agostineli të largohet.
Si duket tekniku italian ka ndryshuar mendim për skuadrën, pasi në momentet e para të afrimit pranë klubit të Skënderbeut, ky i fundit ka deklaruar, se gjendja e ekipit është e mirë dhe se nuk është nevoja për përforcime, por si duket ka ndryshuar mendim, kjo mbase nga ecuria që ka pasur ekipi i tij në ndeshjet e fundit.