Futbollisti i Llapit Mirlind Daku ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sulmuesi i Shpresave të Kosovës ka firmosur me ekipin kroat NK Osijek për 4 sezone.
Ai bashkohet me futbollistin e Shqipërisë Eros Grezda.
Daku e përfundoi sezonin e kaluar në kampionatin e Kosovës si golashënuesi më i mirë bashkë me nigerianin Otto John të Trepçës me nga 17 gola.