Elseid Hysaj ka shkaktuar polemika te Lazio ende pa filluar mirë sezonin me skuadrën e re. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u largua nga Napoli për të firmosur te Lazio dhe pak ditë më parë ka bërë ritualin e zakonshëm duke u prezantuar përpara shokëve me një këngë, ashtu siç bëjnë të gjithë lojtarët e rinj kur bashkohet me skuadrën e re.
Kënga e zgjedhur nga Hysaj ishte “Bella Ciao” e bërë shumë e njohur nga seriali “La Casa Del Papel”, solli irritimin e tifozëve të Lazios. Kjo këngë njihet gjithashtu si himni partizani dhe nuk është pritur mirë nga ultrasit fashistë të Lazios që kanë kërkuar llogari dhe janë paraqitur në hotelin po qendron skuadra kryeqytetase. Ka qenë drejtori Igli Tare që ka ndërhyrë për të mbyllur këtë çështje dhe ka “detyruar” Hysajn të fshijë të gjitha videot e kësaj këngë nga rrjetet sociale.