Partizani do të luajë ditën e shtunë një tjetër ndeshje delikate. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të udhëtojë drejt Laçit për t’u përballur me kurbinasit që po ashtu luftojnë për titullin kampion.
Ditën e sotme në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur edhe mbrojtësi i Partizanit, Esin Hakaj. Shkodrani u shpreh se ka arritur formën e tij më të mirë dhe në Laçi shkojnë për të marrë 3 pikë.
Sfida ndaj Laçit? “Ndeshje shumë e vështirë si gjithë të tjera, si Kukësi që ishte një kundërshtar i fortë. Por besoj se do të vazhdojmë si gjithmonë me fitore. Për ne është si çdo ndeshje e radhës. Laçi është një ekip i fortë, por besoj se do të fitojmë në këtë ndeshje. E kam marrë veten mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.
Sfidë shumë e fortë ndaj një rivali direkt, me një fitore do të kishim një shkëputje. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, kemi lojtarë të shkëlqyer. Janë Hoxha, Belica, tani u afruan edhe të tjerë si Hasani. Kemi një grup shumë të mire”, u shpreh Hakaj.