Franc Veliu është një nga ish-lojtarët e Kategorisë Superiore që këtë sezon është transferuar në Superligën e Kosovës. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, mbrojtësi vlonjat u shpreh se në Kosovë kanë zënë qetësi përsa I përketë anës financiare. Gjithashtu Veliu foli edhe për rënien e Flamurtarit nga Superliga.
“Arritëm një fitore të rëndësishme dje dhe shpresojmë të arrijmë objektivat tona që janë titulli kampion dhe Kupat e Europës. E ndjek Superligën dhe e pranova ftesën me kënaqësi. E kam ndjekur vazhdimisht Flamurtarin dhe më vjen keq për gjendjen e tyre.
Sinjalet ishin kohë më parë, por këtë vit erdhi edhe rënia nga Superliga. Shpresoj që dikush aty të ngrejë sërish këtë skuadër e të ketë nëj plan konkretë pasi Flamurtari I duhet Superligës.
Në Kosovë kemi gjetur qetësi nga ana ekonomike pasi vonesat janë të pakëta ose fare, ndërsa vetëm infrasktura është pak keq, por që do të rregullohet shumë shpejt. Ne po luftojmë në të dyja frontet dhe nuk jemi larg, por e kemi çik të vështirë. Tani fillojmë përballjet direkt dhe nëse fitojmë arrijmë vendin e pare”.