Burreli u mposht ditën e sotme Korabi 0-1 në transfertë. Ndeshja e vlefshme për zonën e promocionit në Grupin A u mbyll me shumë polemika.
Vendasit prentenduan për një penallti të padhënë, ndërsa klubi ka publikuar edhe pamjet nga këmba e lojtarit Stanes te momenti i faullit. Një rast i diskutueshëm dhe te Burreli vijojnë të akuzojnë gjyqtarin.
“Këmba e Stanes pas rastit të penalltisë që nuk u akordua nga “arbitri” kamikaze”, shkruan Burreli në postimin e tij.