Keidi Bare ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp të Kombëtares para ndeshje që do të luajë të shtunën kundër Francës. Mesfushori i talentuar mori ftesë nga trajneri Edi Reja dhe për këtë u shpreh:
“Me thënë të drejtën e prisja shumë këtë ftesë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të jap maksimumin për Kombëtaren. S’kam folur me trajnerin. Para dy ditësh bëmë një bisedë të shkurtër dhe foli fjalë shumë të mira. Besimin që më ka dhënë do ia kthej në fushë.
Formacioni? Për formacionin e vendos trajneri, e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë për të dalë me një rezultat pozitiv. Unë nuk stërvitem sepse ka lojtarë si Xhaka, Abraxhi apo të tjerë. Unë stërvitem për veten time për të dhënë 100 përqindshin tim. Shpresoj të dalim sa më mirë, pavarësisht se kush do të luajë.
Sezoni? Është vetëm fillimi. NJë lojtar s’bën vetëm një
sezon të mirë dhe pastaj ta mbyllë. Shpresoj të bëj më të mirën time. Besoj se
do arrij në këto hapa që jam tani. Kjo është gjë e mirë jo vetëm për mua, por
edhe për ekipin tim.
Sadiku? Fola me Sadikun dhe më tha që ndihet shumë mirë. Njerëzit në Malaga janë
shumë mikpritës. Besoj se do të japë maksimumin e tij për të bërë më të mirën për
Malagan.
Përgatitjet? Skuadrën e shoh shumë të motivuar. Punojnë që të gjithë në 100 përqindëshin e tyre. Megjithatë Franca është ekip i madh. Pavarësisht se ka lojtarët të dëmtuar, ata kanë një stol luksi.
Rezultati? Unë besoj se në futboll arrihet çdo gjë, pavarësisht
me cilin ekip luajmë. Ne duhet të japim 100 përqindëshin tonë.
Pikët? Të them 6 pikë, bëhem egoist sepse Franca ka një skuadër shumë të mirë.
Megjithatë edhe mund të arrijmë një fitore. Por, me thënë të drejtën edhe me një
barazim jam i kënaqur”, përfundoi ai.