Do të mësohen mbrëmjen e sotme 2 skuadrat e fundit
çerekfinaliste në UEFA Champions League.
E udhëhequr nga Lionel Messi, Barcelona kërkon që të “thyej” murin e
ndërtuar dy javë më parë nga Lyoni. Francezët rezistuan për 90 minuta, duke e
mbyllur takimin në barazim të pa gola. Një histori e cila nuk pritet të ndodh mbrëmjen
e sotme në “Camp Nou”, në një sfidë që premton spektakël.
Sfidë “hekurash” edhe në “Allianz Arena”, me Bayern Munich
e Liverpool që kërkojnë një biletë për në raundin e ardhshëm të kompeticionit më
të rëndësishëm për klube. Bavarezët vijnë pas tërmetit të shkaktuar në fundjavë,
6-0 ndaj Wolfsburg dhe ndaj “The Reds” nuk preferojnë të bëjnë hapa
fals. Ashtu siç edhe takimi i Francës, edhe në “Anfield Road”, takimi
i parë mes Liverpool e Bayern Munich u mbyll me rrjeta të paprekura.
Të dy takimet do të luhen duke nisur nga ora 21:00.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.