Sopoti ka nisur nga puna për sezonin e ri. Skuadra librazhdase do të jetë sërish pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë që kryesia e klubit tashmë ka filluar bisedimet me lojtarët që pritet të veshin fanellën e Sopotit në sezonin e ri.
Katër lojtarë janë pranë firmës dhe pritet që të dalin në stërvitje. Bëhet fjalë për portierin Elvis Kotorri, mbrojtësit Halim Begaj e Alvaro Bishaj dhe mesfushorin Elton Muçollari.
Të katër lojtarët në fjalë kanë qenë pjesë e Korabit sezonin e shkuar duke bërë një sezon perfekt qe u finalizua me ngjitjen e ekipit dibran në Superiore. Pas këtyre afrimeve, tashmë pritet që të emërohet në krye të stolit të Sopotit edhe trajneri Dritan Mehmeti, njëkohësisht edhe ai, ish-trajner i Korabit në arritjen historike në sezonin e fundit.