Tirana do të lërë nesër Shqipërinë për të nisur fazën përgatitore në Serbi. Bardheblutë kanë rezervuar një kampin dy javor në Zlatibor, aty ku kushtet përgatitore dhe klima është ideale. Trajneri Ilir Daja ka kërkuar nga stafi i tij të mundësojnë zhvillimin e disa ndeshjeve miqësore në këtë periudhë për të parë dhe kolauduar skuadrën para sezonit të ri. Bardheblutë mësohet të kenë rezervuar katër ndeshje miqësore, ndërkohë që emrat e skuadrave me të cilat do të përballen ende nuk janë publikuar. Nesër skuadra do të marrë rrugën drejt Zlatiborit dhe nisja është programuar në orën 11:00 nga stadiumi “Selman Stermasi”.