Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ “Produkt” i Skënderbeut, Kukësi “freskon” sulmin me talentin korçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Produkt” i Skënderbeut, Kukësi
Kukesi

Klubi i Kukësit, ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e sulmuesit Ruend Zaçellari. Talenti korçar ka dalë nga akademia e Skënderbeut, ndërsa ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë.

Ky është hapi i parë në një ekip kryesor, jo të moshave për Zaçellarin, ndërsa skuadra verilindore “freskon” repartin ofensiv. “Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Ruend Zaçellarit, i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin tonë.

Sulmuesi 19-vjeçar, i bashkohet skuadrës pasi ka zhvilluar rrugëtimin e tij te ekipet zinxhir të Skënderbeut, duke u konsideruar një nga futbollistët premtues të kampionatit U19. Klubi i uron Zaçellarit mirëseardhje dhe shumë suksese me fanelën blu. Mirë se erdhe, Ruend!”, ka shkruar Kukësi.    

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu