Tërbuni ka bërë të ditur se Ergys Luga do të jetë drejtori i ri sportiv i klubit. Njoftimi është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku 38-vjeçari do t’i bashkohet stafit këtë sezon të Kategorisë së Dytë.
Eksperienca që sjell Luga është vlerësuar shumë nga ana e klubit të cilët besojnë se me praninë e tij, ekipi do t’i nënshtrohet një procesi ndërtimi për të qenë sa më konkurrues këtë edicion. Qëllimi i Tërbunit, sikurse shpjegohet fare qartë në postim është ngjitja në Kategorinë e Parë, ndaj edhe me drejtorin e ri, besohet se ky mision do të arrihet.
Luga ka qenë së fundmi trajneri i ekipit B të Partizanit, ndërsa më parë ka punuar te Erzeni në rolin e trajnerit dhe asistentit. Po ashtu, në “CV”-në e tij përmenden Kamza, Tirana U-19 dhe Flamurtari U-17.
View this post on Instagram






