Adeyemi Michael Yusuf është futbollisti më i ri i Delvinës. Nigeriani vendosi që të largohej nga vendlindja, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Dytë të Shqipërisë.
Me klubin e ri, Adeyemi Yusuf ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërsa lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi në rrjetet sociale.
NJOFTIMI:
Adeyemi Michael Yusuf, 21-vjeçari nigerian, është lojtari më i ri që bëhet pjesë e familjes trojane, drejt objektivave të klubit.
Puna, përkushtimi dhe talenti kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i besojnë cilësive të tij dhe të arrijnë marrëveshjen për ta bërë pjesë të skuadrës sonë. Adeyemi do të veshë fanellën e K.F. Delvinës për 1 vit, duke iu bashkuar projektit dhe sfidave që na presin.
Me dëshirën për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave tona, lojtari nigerian nis një kapitull të ri në futbollin shqiptar, tashmë nën ngjyrat verdhezi.
Klubi i uron Adeyemit një rrugëtim sa më të suksesshëm me fanellën e K.F. Delvinës dhe e mirëpret në familjen tonë. Mirë se erdhe në Delvinë, Adeyemi Michael Yusuf!






