VLLAZNIA
Ekipi i dytë i Vllaznisë do ta nisë të shtunën, rrugëtimin e ri në Kategorinë e Dytë. Shkodranët do të sfidojnë Tërbunin për javën e parë, teksa ndodhen në grupin A.
Ndeshja e cila do të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi” do të nisë prej orës 16:00. Për këtë sfidë, vetë faqja zyrtare e kuqebluve në rrjetet sociale shkruan: Le ta nisim kampionatin ashtu siç i ka hije Vllaznisë.
Sa i takon ekipit të parë, panorama nuk duket po kaq optimiste. Shkodranët ndodhen në “ujëra të turbullt”, duke numëruar vetëm 2 pikë në 3 javët e para të kampionatit, vendi i 9-të në tabelën e klasifikimit.
View this post on Instagram
Poll






