Kategoria e Dytë
Ditën e sotme do të nisë sezoni i ri i në Kategorinë e Dytë. Ndërsa në fushën e lojës do të zbresin skuadra mjaft të njohura, për të luajtur javën e parë në Grupin A.
Erzeni do të presë në shtëpi Shirokën, ndërsa Lushnja përballet me Veleçikun. Në krahun tjetër, Naftëtari do të kërkojë ta nisë mbarë përballë Gramshit.
Në ndeshjet e tjera, Partizani B luan në transfertë ndaj Luzit të Vogël, ndërsa Vllaznia B përballet me Tërbunin. Këto ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00.
Poll






