Kategoria e Dyte
Butrinti dhe Bylis B do të përballen ditën e sotme, për ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë në Kategorinë e Dytë, e vlefshme për grupin B. Sfida e cila do të luhet në stadiumin “Andon Lapa” do të nisë prej orës 15:00.
Të dyja këto skuadra vijnë me nga 3 pikë të plota në këtë përballje, çfarë e bën dhe sfidën e sotme në Sarandë akoma dhe më interesante.
Duhet thënë se dueli ishte parashikuar për t’u zhvilluar ditën e dielë, mirëpo Butrinti njoftoi për shtyrjen me qëllim për të patur një numër më të madh të tifozëve në shkallët e stadiumit.
Sa i përket renditjes, Bylis B mban vendin e 2-të pas Maliqit, ndërsa Butrinti ndodhet në të 5-tin pas Luftëtarit.






