Klubi i Lushnjes është bërë me trajner të ri, teksa Dorian Bubeqi do të ketë “timonin” e ekipit, me synimin për t’i ngjitur në Kategorinë e Parë. Edicioni 2025-2026, rezultoi më i vështirë në historinë e këtij klubi, rënia në Kategorinë e Dytë.
Për emërimin e Bubeqit si trajneri i ri Lushnjes, ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti, njëherazi edhe presidente e klubit myzeqar, Eriselda Sefa:
“Ringritjen e skuadrës së futbollit dhe kthimin e Lushnjës aty ku duhet të jetë ia kemi besuar Dorian Bubeqit, trajnerit i cili ambientin tonë e njeh shumë mirë, sepse ka kontribuar si futbollist në disa sezone me lojë e gola!
Bubeqi do të punojë në staf me Mikel Spahon dhe Llazar Gjikën! Trajneri i ri do të jetë që sot në krye të punës për ndërtimin e skuadrës në prag të sezonit të ri!”






